“E sikur, matanë gardhit, më i gjelbër të jetë bari” është ndër poezitë më të njohura të autorit Ernest Hemingway. Që nga titulli, kuptohet që poezia trajton zilinë, zilinë për të tjerët.Duket një dukuri normale që bari (gjëja) i tjetrit, të duket më i gjelbër se bari yt (se gjëja jote). Mirëpo ndonjëherë harrojmë se gjëja e tjetrit mund të mos jetë ashtu siç duket (Bari të jetë lyer, shprehet autori). “Veç mos harro se bari yt më i gjelbër, duket njësoj”, është fjalia e fundit me të cilën autori vendos ta mbyllë poezinë. Hemingway pra, vendos ta nxisë me optimizëm lexuesin, zilia e të cilit mund të duket normale, por ndonjëherë harron se sa shumë arsye ka për të qenë i lumtur.

“E sikur, matanë gardhit, më i gjelbër të jetë bari”
E sikur, matanë gardhit, më i gjelbër të jetë bari
Se atje shi bie, anembanë,
Ku ata që kurrë s’rrijnë dot pa dhënë
Të kursejnë për vete, nuk kanë.

Ku njerëzit që buzëqeshin më shumë,
Nën jastëk pa fund kanë lotuar,
Dhe më trimat që ke njohur ndonjëherë
Frika i ka sakatuar.

Ju pëlqen!

Tej gardhit, mbushur me njerëz të vetmuar,
Të vetëm nuk sheh asnjeri,
Atje, ata që për vete nuk kanë strehë,
Të bëjnë të ndihesh në shtëpi.

Mbase bari matanë ngjan më i gjelbër
Sepse e kanë lyer me boj’
Veç mos harro, mik, nga ana tjetër,
Bari yt, më i gjelbër, duket njësoj.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.