Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë si vendim së fundmi që të pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e Presidentit të Kosovës, të shpallura më herët.
“Pezullohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe pika dy ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, deri në një vendim tjetër”, thuhet në dokument.
Vjosa Osmani ka vendosur dje edhe për shfuqizimin e katër dekreteve për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë, shkruan gazeta “Express”.
Ndërkaq, Vjosa Osmani detyrën e presidentit është duke e ushtruar qysh pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë.