Biznesmeni spanjoll, Eugenio Galdon, që në verën e vitit të kaluar u dhu.nua gjatë pushimeve në vendin tonë nga Mihal Kokëdhima, do të ndërtojë një shkollë në një nga zonat e prekura nga tërmeti. Ministri i Turizmit Blendi Klosi, gjatë një vizite në Spanjë, është takuar me Eugenio Galdon, i cili ka premtuar se do të ndërtojë një shkollë në zonat e prekura nga tërmeti, ndërsa fondi do të alokohet nëpërmjet Kryqit të Kuq Spanjoll. “Gjithashtu, me familjen Galdon, nga buxheti i familjes së tyre, nëpërmjet Kryqit të Kuq spanjoll ata do të ndërtojnë një shkollë në zonat e prekura nga tërmeti. Ata do të jenë vetë në Tiranë për të ndihmuar në ndërtimin e shkollës në zonën e prekur nga tërmeti”, u shpreh Klosi.

Më tej, ministri shtoi se me Eugenio Gladon bisedoi edhe për nevojën e zhvillimit të turizmit në Shqipëri, duke përmirësuar infrastrukturën për ankorimin e jahteve apo dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve. “U takova me Eugenio Galdon për të vijuar njohjen dhe ndarë respektin që ai ka për Shqipërinë dhe shqiptarët. Gjithashtu, me sygjerimet e tij se si ne mund të ndërtojmë në Shqipëri një biznes të vërtetë të marinave, e jahteve, e dhe të hapim Shqipërinë për industrinë e turizmit në jug. Ndamë disa mendime se si ne në Shqipëri kemi shumë nevojë për të krijuar disa standarde në këtë biznes”, shtoi ministri.

Vetë biznesmeni spanjoll, u shpreh se Shqipëria është një vend me atraksione të mëdha turistike. Ndërsa shtoi se mezi pret që të rikthehet për të vizituar vendin tonë.

Ju pëlqen!

“Unë falenderoj mikun tim Blendi Klosi. Ne jemi duke ruajtur marrëdhëniet tona me Shqipërinë. Ne duam të hapim një derë, gjetëm vendin e duhur. Unë jam shumë i impresionuar për atë që bëtë pas rënies së tërmetit, duke strehuar fëmijët. Unë do të ndërtoj një shkollë në zonën e prekur nga tërmeti. Ka shumë mënyra se si ju mund të kontribuoni për vendin tuaj. Shqipëria është një atraksion i vërtetë dhe ne kemi ndërmend të kthehemi shumë shpejt me anijet tona dhe të vizitojmë vendin tuaj të bukur”, tha Eugenio Galdon.

Biznesmeni Eugeni Galdon, që operon në sektorin e telekomunikacionit në Spanjë, gjatë pushimeve në Shqipëri vitin e kaluar u dhu.nua së bashku me familjen e tij nga Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti, tashmë të sh.embur, në Himarë. Ndërkohë, për ngjarjen e rëndë, Mihal Kokëdhima është arr.estuar dhe duke vuajtur dënimin në burg

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!