Albin Kurti me qëndrimet e tij, po shkakton reagime të shumëta tek kundërshtarët politik, veçanërisht të PDK-së. Këta të fundit, nuk pushojnë duke e krahasuar Kurtin me Mao (ish komunisti famkeq kinez) apo dhe Stalini (ish komunisti famkeq sovjetik). Por, ka nga ata që shkojnë edhe më keq, duke e krahasuar Kurtin, me kasapin e ballkanit, Sllobodan Millosheviqin.

Për këtë të fundit, ka reaguar Armend Muja, publicist dhe njohës i politikave ndërkombëtare.

Muja, ka thënë gjuha rreshqet nganjehere se eshte gare politike.

Ju pëlqen!

Muja, më tej, ka thënë se kërkesa e Albin Kurti qe Serbia te njeh dokumentet, tabelat dhe diplomat nuk mund të krahasohet me spastrimin etnik.

Postimi plotë i Mujës:

Tri cilësime për Kryeministrin e Kosoves sot: dikush tha është si Stalini, dikush tha ai është Mao por me skandalozja koka kjo e Migjen Kelmendi ‘Albin Kurti me ngjan me Milosevic’. Kjo sepse sipaj tij ai është sjellur me kapadaillek ndaj Grenell dhe se ish-krimineli Milosevic në fillim të viteve të 90-ta bënte të njejtën ndaj Holbruk-ut. Gjuha rreshqet nganjehere se eshte gare politike. Por, asnjë trishtim apo urrejtje ndaj kundërshtarit politik nuk mund të jetë shkas për këso krahasimesh. Kerkesa e Albin Kurti qe Serbia te njeh dokumentet, tabelat dhe diplomat nuk mund të krahasohet me spastrimin etnik. Mendoj që ketu e keni tepru. Ky ‘kapadaillek’ i Qeverisë së Kosovës ndoshta po duket shumë nga prizmi i një serviliteti në rritje të klasës politike të Kosovës – sa më shumë është humbur vota popullore aq me shumë është shtuar shkalla e pro-amerikanizmit të rendit të vjetër.

 

Pajtohem që Kurti ka mundur të navigoj më mirë këtë situatë por kerkesa e tij për perkushtim te Serbisë për ndalje të fushatës anti-cnjohje dhe reciprocitet ishte edhe kërkesë e Grenell edhe e LDK-së. Mos të harrojmë që taksa është vendosur nga koalicioni PAN dhe është dështuar të hiqet edhepse SHBA kishte kërkesa të vazhdueshme 1 vit e gjysmë radhazi. Më herët ishim në tërësi të izoluar e pa mbështetje – tash së paku mund të thuhet që Gjermania, Britania dhe Franca po mirëkuptojnë ca nga hallet tona. Mirëpo edhe mua ne shikim te pare sec po më duket një pozicionim i cuditshem që kërkon debat të brendshëm – njëra palë mendon që Kosova duhet të dorëzohet pa kushte ndaj Serbisë edhe nëse vazhdojne cnjohjet (Grenell, Vucic edhe disa parti ne Kosove) kurse pala tjeter po e perkrah ose po e mirëkupton Kosoven dhe po kerkon qe keto barriera te hiqen (BE, Britania e Madhe, Eliot Engel).

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!