Kancelarja gjermane Angela Merkel dukej e habitur kur ajo u pyet nëse Presidenti Donald Trump e kishte “magjepsur” atë.

Richard Grenell, ish ambasadori amerikan në Gjermani, bëri sugjerimin gjatë një fjalimi në Konventën Kombëtare Republikane të mërkurën.

Kur u pyet për koment gjatë një konference për shtyp të premten, Merkel pa  e habitur tek reporteri dhe tha: “Ai bëri çfarë????”

Ju pëlqen!

Kur reporteri shtoi se Grenell kishte thënë që Trump e “sharmonte” Merkelin, Merkel ndaloi dhe më pas buzëqeshi. Njerëzit në konferencën për shtyp filluan të qeshnin, dhe Merkel iu bashkua atyre.

Pastaj ajo nuk pranoi të komentojë, duke thënë se nuk fliste për biseda private.

SCAN

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!