Kanë dalë detaje të reja nga plagosja me armë që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gjormë të Kurbinit.

Policia thotë se 41-vjeçari Met Lika ka qëlluar me armë Rasim Tafën, 53 vjeç pas një sherri banal mes tyre. Shkak i sherrit është bërë një lopë, e cila kishte hyrë në tokën e autorit.

Pas debateve me fjalë, Lika ka shtënë me armë në drejtim të komshiut të tij, duke e lënë të plagosur.

Ju pëlqen!

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 20:15. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes policia tha se arrestoi autorin. Një grup hetuesish është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!