Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është vendosur një arkivol para zyrës së Qeverisë. 

Albin Kurti po kërcënohet nga opozita për punën e tij në të mirë të vendit e të shoqërisë, sidomos te çështja e taksës.

Para objektit të Qeverisë së Kosovës, Kurtit i është vendosur një arkivol që simbolizon “varrosjen e premtimeve” të tij.

Kjo formë e protestës po bëhet pak minuta para se të fillojë seanca në Kuvendin e Kosovës e thirrur nga AAK-ja ku do të diskutohet për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe.