“Dhurata” politike e Donald Trump për Benjamin Netanjahun, se SHBA i konsideron vendbanimet e Izraelite në Bregun Perëndimor të pajtueshme me ligjin ndërkombëtar dhe njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i  Izraelit, nuk arriti të kompensojnë goditjen e madhe që po merr politikani veteran i Likud.

Të enjten Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit, Avihai Mandelblit njoftoi aktakuzën kundër kryeministrit izraelit. Të gjitha akuzat kanë të bëjnë me mënyrën se si Netanjahu trajoi në mënyrë të favorshme disa biznesmenë në këmbim të publicitetit pozitiv ndaj tij.

Pretendimi më serioz është se Netanjuahu ofroi një trajtim rregullator shumë të favorshëm për kompaninë në pronësi të uebfaqes Ëalla, një  nga ëebsitet më të mëdha të lajmeve të Izraelit, kundrejtë trajtimit të rreptë të konkurrentëve të saj. Akuzat janë për mashtrim dhe korrupsion.

Ju pëlqen!

Të njëjtat akuza janë edhe për dy raste të tjera ku Netanjahu akuzohet se ka marrë nga producenti i Hollivudit, Arnon Milchan dhe miliarderi australian James Parker dhurata prej mijëra dollarësh, përfshirë cigare dhe shampanjë në këmbim të favorëve për përjashtim nga taksat.  Po ashtu Netanjahu është akuzuar se ka bërë përpjekje për të siguruar një trajtim të favorshëm për gazetën kryesore në dëm të konkurrentëve të saj.

Vetë Netanjahu ka mohuar çdo akuzë kundër tij dhe ka argumentuar se e gjithë kjo është një komplot i të majtës izraelite për ta hequr nga pushteti. Megjithatë ky nuk është rasti i  parë i ndjekjes penale të një politikani që shërbeu si kryeministër. Ish kryeministri Ehud Olmert u dënua në vitin 2014 për ryshfet dhe mashtrim në lidhje me kohën kur ai ishte kryebashkiak i Jeruzalemit dhe Ministër i Tregtisë, duke u u dënuar me 16 nga 27 muaj burg. Sidoqoftë, në rastin e Olmert, ndjekja penale erdhi pas përfundimit të mandatit të tij si kryeministër.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!