Vetëm katër vjet mund të jetojë njerëzimi në rast se zhduken bletët

A e dini që një koshere e vetme pjalmon 21 milionë lule në ditë ose 700 lule për bletë. Në Evropë, 80% e bimëve të kultivuara varen direkt nga pjalmimi. Por sot bletët janë në rrezik…kosheret po zhduken njëra pas tjetrës. Shumë faktorë ndikojnë në zhdukjen e bletëve, ndër të cilat brezat e rinj të pesticideve dhe mbështjellja e farave nga pesticidet. Në përgjithësi, intensifikimi i bujqësisë ka çuar në varfërimin e biodiversitetit në fshat. Dhe bletët, të cilat luajnë një rol jetik, janë ato që vuajnë më shumë nga këto ndryshime. 

Çfarë duhet bërë për të ndihmuar bletët?

Ju pëlqen!

Nëse ju pëlqen të keni një kopsht mikpritës për insektet pjalmuese, atëherë ndërprisni përdorimin e pesticideve. Në vend të tyre mund të përdorni ndihmësat biologjikë si nusepashkët apo plehun e hithrës. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!