Zyrtari i Lëvizjes, Giza Sveçla, ka treguar se sa kanë fituar si mëditje deputetët e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se për gjysmë ore seancë deputetet kanë fituar mëditje prej 120 euro.

Postimi i plotë:

Rikujtim:

————

120 euro është shuma që kanë fituar sot deputetët e partive të PLAN-it, si mëditje, për gjysmë ore seancë të panevojshme e krejt të padobishme.

Secili deputet që ka qenë i pranishëm ka marrë sot aq sa merr, përafërsisht, një polic apo një teknik medicinal, për një javë punë efektive, në vijën e parë të frontit me virusin Covid-19.