Menaxherja 25 vjeçare e zhvillimit të biznesit, Cecilia Manduca tha për BBC se në vendin e saj të punës, një “proces vetë-vlerësimi i pagës”. E thënë më thjesht, punonjësit atje e vendosin vetë sa vlejnë dhe sa duhet të paguhen. Së fundi, Cecilia e shpërbleu veten me një rritje page në vlerën 7,000 paundë, që e con pagën e saj vjetore në 37,000 £.

“Pata mjaft dyshime përpara se ta pretendoja atë rritje, sepse është gjithmonë ajo stigma që duhet të jesh I kënaqur me atë që ke“, tha ajo për programin radiofonik“Wake Up To Money“ të BBC. Kompania për të cilën ajo punon, GrantTree, ndihmon bizneset në Mbretërinë e Bashkuar të përfitojnë fonde qeveritare dhe të 45 punonjësit e saj e vendosin vetë pagën e tyre, të cilën mund ta shqyrtojnë sa herë të dëshirojnë.

Paga e “vetë-vendosur“ është risia më e fundit mes kompanive që konkurrojnë për talentin më të lartë dhe duan të tregojnë se ofrojnë kushtet më tërheqëse të punësimit.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!