Mbrëmë në emision televiziv DPT, deputeti nga LDK, Driton Selmanaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Kurti.

Madje, ai ka tentuar të krahasoj kryeminsitrin me dikatatorin gjerman Adolf Hitler.

Për këtë kanë reaguar aktivistët e VV-së, të cilët bëjnë thirrje që kjo gjuhë fyese dhe e urrejtjes duhet të ndalet nga zyrtarët e LDK-së.

Ju pëlqen!

Postimi i tyre i plotë në grupin “mekryeministrin”:

REAGIM: Driton Selmanaj i LDK krahason kryeministrin Kurti me Hitlerin

Sonte në emision televiziv DPT Te Fidani, deputeti që vjen nga LDK, Driton Selmanaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Kurti. Madje, ai ka tentuar të krahasoj kryeminsitrin me dikatatorin gjerman Adolf Hitler.

Kjo gjuhë fyese dhe e urrejtjes duhet të ndalet nga zyrtarët e LDK-së. Ne i kujtojmë Driton Selmanajt që krahasimet e tilla në Gjermani përbëjnë vepër penale. Në Izrael është fyerja më e madhe nëse dikush të krahason me Hitlerin e poashtu vepër penale.

Ne i kuptojmë zyrtarët e LDK-së që nuk kanë guxim të përballen në zgjedhje, por fyerjet e gjuha e urrejtjes nuk duhet të tolerohen në studio televizive.

I bëjmë thirrje zyrtarëve të LDK-së të distancohen nga deklarimet e deputetit të tyre Driton Selmanaj dhe kujtdo tjetër që përdorë gjuhë të urrejtjes ndaj kryeministrit të vendit.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!