E mbijetuara e dhunës seksuale Vasfije Krasniqi-Goodman do të marrë pjesë në një debat në Nju-Jork për dhunën seksuale.

Konsullja e Kosovës në Nju-Jork Teuta Sahatqija, ka bërë të ditur se do të organizohet një debat me theks të veçantë te dhuna seksuale në vendet në konflikt.

Mesazhi kryesor i këtij takimi është që dhuna seksuale në zonat e konfliktit të mos mbetet nën hije në sigurinë ndërkombëtare.

Ju pëlqen!

Dhuna seksuale në vendet konfliktuoze kërkon vëmendjen e të gjithë politikbërësve globalë, andaj përmes këtij organizimi mëtohet bashkimi me Komitetin Kombëtar dhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork për t’i dëgjuar të mbijetuarat e kësaj dhune dhe për t’i mbështetur ato.

Përveç Vasfije Krasniqi-Goodmanit dhe Teuta Sahatqiut, në panel do të jenë edhe Pramila Patten përfaqësuese speciale e Kombeve të Bashkuara për luftimin e dhunës seksuale dhe moderatorja Susan Elliott.

Ngjarja do të mbahet të martën me datën 28 janar, në Cosmopolitan Club të Nju-Jorkut.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.