Këngëtarja e njohur Vaçe Zela, muzika e së cilës do të jetojë përgjithmonë me ne, këtë vit është rikthyer në vendlindjen e saj, në Lushnjë.

Mediat në Shqipëri kanë bërë të ditur që në qendër të qytetit të Lushnjës, është vendosur shtatorja e këngëtares së madhe shqiptare.

Qytetarët e adhuruesit e këngëtares kanë qenë të pranishëm në vendosjen e shtatores, një shtatore kjo që shfaq një nga momentet më të bukura të këngëtares, momenti kur ajo me kitarë këndonte ”Moj e bukura Arbëri”.

Ju pëlqen!

Shtatorja është punuar nga skulptori Arben Bajo, ndërsa ky event u përcjell me këngë nga këngëtarë të njohur shqiptarë, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë.

Vendosja e shtatores së këngëtares nuk është bërë rastësisht këtë muaj dhe këtë vit, pasiqë përkon me organizimet e rastit të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjës. 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!