Që nga përfundimi i luftës, banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës me dhjetëra herë kanë alarmuar për futjen e xhandarmërisë në territorin e komunës së Kamenicës. Policia e Kosovës nga viti 2014 e ka të ndaluar nga KFOR-i edhe shfrytëzimin e rrugës “by-pass”, e cila e mundëson qarkullimin në fshatrat e kësaj zone. Kjo pasi Serbia po pretendon që kjo anë nuk i takon Kosovës.

Banorë të këtij fshati, të cilët të vetëm po kundërshtojnë në vazhdimësi këtë gjë, ditëve të fundit kanë siguruar edhe një hartë të Serbisë, ku sipas tyre vërtetohet se ky territor i takon Kosovës.

Një nga banorët më të zëshëm të kësaj ane, Selver Lenjani, i cili mban në dorë këtë hartë, thotë në një intervistë për KosovaPress, se në bazë të saj, rruga në të cilën tashmë janë vendosur tabelat për shënimin e KFOR-it dhe ajo “By Pass”, i takojnë Kosovës.

Ju pëlqen!

“Kjo hartë tregon se rruga e fshatit Karaçevë, rruga e asfaltuar dhe rruga ‘by-pass’, që është e rrezikuar që sa 20 vjet me radhë, dhe sigurimi i kësaj harte që kemi siguruar ne banorët të brezit kufitar nga ngastrat kadastrale të Republikës së Serbisë të Komunës së Bujanocit, se nuk rrezikohet kjo rrugë. As rruga “by-pass’, e as rruga e asfaltuar. Por, me ngastra kadastrale është territor i Serbisë, pa ngastra kadastrale, pa numra është territor i Kosovës. Këtu dihet që Serbia ka falsifikuar dokumentin valid që faktorit ndërkombëtar iu është servuar sepse është tokë e jona”, thotë Lenjani.

Me këtë hartë të cilën Lenjani thotë se e kanë siguruar së bashku me banorët e fshatit të asaj ane, po dëshmohet që Serbia ka gënjyer faktorin ndërkombëtar dhe po synon copëtimin e territorit të Kosovës.

Sipas tij, shteti i Serbisë po mundohet të përfitojë nga ky vend, e që siç tregon ai ka resurse natyrore, për çka edhe pretendon të bëjë shkëputjen, e që është në interes për të.

“E mashtrojnë vetën edhe faktorin ndërkombëtar… Ne po e dimë se Serbia ku dhe me cilat punon, se e dimë mirë se komplet kjo pjesë, është komplet me resurse natyrore. Është humëza, janë pasuritë natyrore që donë t’i merr dhe t’i fut nën territorin e saj. Lus që kjo hartë të jetë valide”, deklaron Lenjani.

Policia e Kosovës nuk shkel këtë rrugë tash e sa vjet. Pavarësisht deklarimeve të KFOR-it se nuk ka përgjegjësi në çështjet që lidhen me kufijtë e Kosovës, ai vazhdon të mbikëqyrë vijën kufitare me Serbinë në fshatin Karaçevë. Selver Lenjani ka edhe një lutje për institucionet e Kosovës.

“Lus të gjitha institucionet relevante, liderët e partive politike që të merren me çështjen e Karaçevës, sepse Karaçeva del me një zë për ta mbrojtur territorin e Kosovës e Karaçevës, për të mbrojtur trojet tona shekullore. Për të mbrojtur 11 mijë km2, dhe për t’i thënë faktorit ndërkombëtar urdhëro me kë kemi punë”, deklaron ai.

Edje më herët është raportuar në lidhje me gjendjen e banorëve të fshatit Karaçevë të Kamenicës. E derisa Kosova e Serbia të pajtohen se kujt i takojnë 600 metra rrugë, 170 pronarëve të kësaj ane qysh në fillim të vitit 2001 kur ka filluar ky mospajtim, u rrezikohen pronat e tyre.

Kosova ende nuk ka bërë shënjimin e vijës kufitare me Serbinë. Ky proces ka qenë mjaft kontradiktor me dy shtete të tjera, Maqedoninë e Malin e Zi së fundmi.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.