Kryeministrja Erna Solberg në një konferencë shtypi, të mbajtur sonte vonë 27.02.2021, tha se nga mesnata e së Premtes do të futen rregullat më të rrepta të hyrjes në Norvegji që prej 12 Marsit. Kjo bëhet me qëllim që të kufizohet infektimi i Covidit të importuar, shton qeveria norvegjeze.

Atëherë vetëm njerëzit me qëllime të nevojshme mund të vijnë në Norvegji.

– Në praktikë, kufijtë do të mbyllen për secilin që nuk jeton në Norvegji, me disa përjashtime, thotë Solberg, përcjell MekuliPress.com

Ju pëlqen!

Shtrëngimi bazohet në rekomandimet nga Drejtoria Norvegjeze e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

U ndalohet hyrja grupeve të mëposhtme:

të huajt që banojnë në zonën e EEA dhe qytetarët e EEA që banojnë në vendet e treta (përveç nëse ato janë të mbuluara nga përjashtime që vlejnë edhe për shtetasit e vendeve të treta).
Anëtarët e familjes që nuk janë familje e ngushtë, si për qytetarët e EEA ashtu edhe për të tjerët. Kjo do të thotë që gjyshërit, fëmijët e rritur, prindërit e fëmijëve të rritur dhe të dashurit nuk mund të vizitojnë më Norvegjinë.

Të huajt nga vendet jashtë EEA të cilëve u jepet një leje qëndrimi në lidhje me punën ose studimet, duke përfshirë punën sezonale, dhe si student.

Të huajt që do të punojnë me prodhime filmike ose seriale ose si studiues që përjashtohet nga kërkesa për leje qëndrimi.

Qeveria do të bëjë një vlerësim të ri brenda dy javësh dhe do të ketë kontakt të ngusht me institucionet e shëndetësisë dhe të punës, shkruan MekuliPress.

– Ne duhet të jemi të përgatitur për rregulla të rrepta të hyrjes për ca kohë që do të vijnë, edhe pas dy javësh. Kjo do të ndikojë tek punëtorët. Miqtë dhe familja nuk do të jenë në gjendje të vizitojnë njëri-tjetrin. A është proporcionale në kohën e rënies së infeksionit në Norvegji? Përgjigja për këtë është “po”.

Solberg justifikon masat me faktin se është e rëndësishme të mposhtës virusin e mutuar, në mënyrë që të mos humbasim kontrollin mbi të.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.