“E ftohtë dhe e ashpër” është një nga poezitë më të bukura të autorit Franz Kafka. Poezia ndërtohet mbi bazën e kontrastit, ku autori i quan të ftohtë dhe të ngrirë njerëzit, ndërkohë ambientin e konsideron të ndriçuar e me gjallëri në periudhën e festave të fundvitit. Është një nga “panorama” normale të kohëve të sotme, ku atmosfera gjallëruese e festave jo gjithmonë shkon paralel me problemet dhe streset e çdokujt në përditshmëri. Ama në fund, çdokush pajtohet me realitetin dhe i lë ngjarjet të rrjedhin natyrshëm (autori në strofën e fundit me foljet “sheh” dhe “mbështetet” pranon pikërisht realitetin, edhe pse të trishtë).

“E ftohtë dhe e ashpër”
E ftohtë është dita sot dhe e ashpër.
Retë të ngrira,
erërat zvarritin të ftohtit.
Të ngrirë edhe njerëzit.
Hapat jehojnë si metal
mbi pllakat e bakrit
dhe retë vështrojnë
liqene të bardhë.

Në qytetin e vjetër janë ngritur,
shtëpiza krishtlindjesh me drita
dhe dritare shumëngjyrëshe që shohin,
në sheshin e vogël me borë.
Një burrë ecën heshtur,
në sheshin me borë me dritë hëne
dhe hijen e tij të madhe e fryn
era mbi shtëpizat.

Ju pëlqen!

Njerëz që kalojnë ura të errëta,
shkojnë me nxitim në meshë,
me dritat verbuese në duar.

Në qiellin gri kalojnë re,
mbi kishat,
me kambanare gjysmë të errëta.
Dikush, që mbështetet në mur,
sheh ujin e natës,
me duart e tij në gurët e lashtë.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.