Serbia do të pajiset me sistemin rus ajror të mbrojtjes Pantsir-S1. Ky sistem ka bërë bujë të madhe dhe po përflitet me të madhe në Kosovë e në Serbi.

Por, çka është ky sistem?

Periskopi iu sjell të përkthyer disa prej informatave thelbësore që duhet t’i dimë për rastin.

Ju pëlqen!

“Mbrojtja e forcave dhe instilacioneve strategjike administrative dhe industriale kundër sulmeve ajrore determinon kapacitetin e shtetit për të frenuar agresionin e jashtëm, dhe në këtë pikë sistemi modern për mbrojtje ajrore raketore Pantsir-S1 hyn në punë.”

“Ky sistem reagon në mënyrë automatike ndaj të gjitha sulmeve raketore.

“Unikaliteti i kundërpërgjigjes së sistemit S-1 është që shënjestra e saj dhe pajisjet për gjurmimin e raketës bashkë me raketën armët e tjera janë të montuara në një automjet luftarak që ofron një zonë shënjestre të vazhdueshme me rreze deri në 20 kilometra largësi dhe 15 kilometra lartësi.”

Shpejtësia e raketave të saj raportohet se arrin deri në 1 mijë metra për sekond, përcjell Periskopi.

Por, sistemi mund të montohet edhe në automjete të tjera dhe të aktivizohet madje edhe gjatë lëvizjes së tij.

Ky sistem i vendosur në vetëm një automjet mund të qëllojë katër shënjestra ajrore në të njëjtën kohë.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!