Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i prerë me ambasadoren e SHBA, Juri Kim. Në një takim me gra të PD-së të zhvilluar në Tiranë, Berisha tha se Kim duhet tu kërkojë falje demokratëve për “barin që u ofroi demokratëve”.

“Dy fjalë dua t’i them zonjës ambasadore që më shumë se interesat e vendit të saj mbron interesat e Sorosit. Në një dalje televizive ajo u shpreh se po fitoi Berisha nuk do i japim dorën dhe nuk do i shkojmë në zyrë.

E nderuar zonjë, dera e Berishës do të jetë gjithnjë e hapur për ambasadorin e SHBA me të vetmin kusht që në rast se ai do të quhet Juri Kim në çfarëdo funksioni që të ketë, kurrë nuk do të shkelë në zyrën time pa kërkuar falje për barin që u ka dhënë juve.

Ju pëlqen!

Ne e kemi përmbysur diktatorin që u jepte bar shqiptarëve ndaj ju garantoj se në zyrën time nuk do shkelësh kurrë pa u kërkuar falje shqiptarëve për barin” – tha Berisha.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.