Fotografia e fundit e marrë nga Hachikō, qëni që u kthye në simbol të besnikërisë për faktin se pas vdekjes së papritur të të zotit të tij, profesorit Hidesaburo Ueno, shkoi për çdo ditë, 10 vjet rresht në stacionin e Shibuya duke pritur që ai të vinte.


Dhe aty ngordhi, i rrethuar gjithmonë nga njerëz të shumtë, që të prekur nga besnikëria e tij, i çonin për të ngrënë.

Historia e qenit të racës Akita Inu u bë e famshme në të gjithë botën përmes librave dhe filmave, mes të cilëve ai me titull ‘Hachiko, miku yt më i mirë’, i interpretuar nga Richard Gere, në 2009.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!