Një raport i Gjykatës Speciale rreth arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, i shkruar edhe me detajet më të vogla, tregon se si ishin sjellë katër komandantët e UÇK-së, para dhe gjatë shkuarjes për në Hagë.

Hashim Thaçi, më 4 nëntor, e kishte mësuar se kjo ishte dita e tij e fundit në karrigen e presidentit të Kosovës, dhe kjo kishte ndodhur të njëjtën ditë, disa minuta pas orës 15:00. Ai më pas ishte vizituar nga një përfaqësues i prokurorit të Hagës dhe ishte informuar se aktakuza kundër tij ishte konfirmuar, si dhe ishte lëshuar një urdhër arresti për të.

“Z. Thaci, do të keni mundësi të dorëzoheni vullnetarisht nesër në orën 10:00. Nëse nuk vini, nëse përpiqeni të largoheni nga vendi ose bëni një hap tjetër për të penguar drejtësinë ose për të ndikuar te dëshmitarët, do të arrestoheni menjëherë”, i kishte thënë Thaçit, përfaqësuesi i prokurorisë.

Ju pëlqen!

Thaçi u përgjigj se ai do të bashkëpunonte. Ai kërkoi që koha e dorëzimit të mos jetë 10:00, por 12:00, pasi i duhej të përfundonte disa detyrime. Përfaqësuesi i prokurorit i lejoi atij edhe dy orë të tjera në gjendje të lirë. Thaçi kërkoi një kopje të aktakuzës por iu tha se do ta merrte kur të dorëzohej. Ai më vonë do të mësonte se prokurori e akuzon atë për 98 vrasje dhe abuzime me qindra të burgosur në kampet e UÇK-së, për të cilat ai mund të dënohej me edhe burgim të përjetshëm.

Ai arriti në bazën e EULEX-it në Fushë Kosovë në orën 12:10, por vonesa e tij prej dhjetë minutash, të paktën sipas të dhënave të gjykatës, nuk u qortua. Ndërsa hyri në bazë, avokati i tij, David Hooper, tha me telefon se ai do të ishte avokati mbrojtës i Thaçit. Në atë kohë, stafi i EULEX-it kontrolloi Thaçin, dhe në raportin që u shkrua më vonë nga Fidemla Donlon, sekretare e gjykatës së Hagës, ishte shkruar se asgjë nuk ishte marrë prej tij.

Një oficer i zyrës së prokurorit e informoi atë për arsyet e arrestimit të tij, si dhe të drejtat e tij. Thaçi më pas dëgjoi një tekst të njohur që fillon me fjalët: “Ju keni të drejtë të mos thoni asgjë. Gjithçka që thoni mund të përdoret kundër jush në gjykatë … ”Ai nënshkroi që e kuptonte këtë.

Transferimi në aeroport u bë me ndihmën e një ekipi shoqërues. Të gjithë ata që morën pjesë në të u testuan më parë në COVID-19, testim i cili rezultoi të jetë negativ. Raporti thotë se akoma, të gjithë mbanin maska dhe doreza. Maska ofrohet gjithashtu edhe për Thaçin, si dhe një xhel dezinfektues i duarve.

Në orën 14:10 pasdite, identiteti i të paraburgosurit Thaçi u konfirmua. Ai mbante një valixhe që u kontrollua në praninë e tij për, siç u tha, për arsye sigurie të fluturimit. Sendet që ishin ndarë ishin paketuar në një qese transparente dhe të mbyllura nën një kod. Thaçi gjithashtu kishte një çantë shpine të zezë me sende personale dhe kopje të dokumenteve të Hagës.

Në procesverbal shënohet se avioni me të cilin Thaçi udhëtoi për në Hagë, si dhe dy bashkëpunëtorë të tij të ngushtë, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, më parë ishte pastruar dhe dezinfektuar me kujdes. Nga raporti gjykatës, mund të konkludohet se ish-komandantët e UÇK-së nuk ishin ulur së bashku dhe nuk kishin biseduar gjatë fluturimit që kishte zgjatur dy orë e gjysmë.

Aeroplani u ngrit të fluturonte në ora 15:53 pasdite. Thaçi mori ushqim, ujë dhe një maskë të re për fytyrë. Në orën 17:15 pasdite, Sekretari informoi Ambasadën e Kosovës në Hollandë se tre të paditurit janë rrugës për në Hagë. Pije freskuese u shërbyen përsëri në ora 18:00. Aeroplani ateroi në orën 18:28, dhe në orën 19:46, Thaçi, duke mbajtur një valixhe, çantë shpine dhe çantë tjetër, hyri në njësinë e paraburgimit në Scheveningen.

Po atë mbrëmje, Thaçi kishte një video konferencë me një avokat.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.