Në këtë gjendje të rëndë e fatale për kombin shqiptar, fotografia, teksi dhe fjala po manipulohet me të madhe. Sulmi nga virusi Korona, dhe tani sulmi mesjetar i portaleve dhe i mediave jo serioze, ka ngarkuar e helmuar rëndë hapsirën tonë publike.

Nëse këto portale e këta “gazetarë e gazetare” vazhdojnë me manipulimin e lajmit dhe të fjalës, kjo sigurisht se do na çon në anarki politike e në një krizë të paparamenduar sociale.

Këto portale që po falsifikojnë gjuhën dhe fotografinë, janë shqetësim kolektiv i popullit: Këto firma private, të vetëquajtura “media”, po bëjnë  edhe vepër penale. Po mbjellinë frikë, urrejtje dhe emocione të rënda. Propaganda e tyre është duke u ndërtuar dhe paraqitur lajmin vetëm në shërbim të klaneve. Këta njerëz, të vetëquajtur gazetarë e gazetare, duhet të japin llogari për panikën dhe për thellimin e krizës sociale, ekonomike e politike në këtë vend. Manipulimi i tyre po e thellon humnerën kulturore, biseduese e politike në mes shqiptarëve. Kjo nuk është normale. Kjo e keqe duhet ndaluar!

Ju pëlqen!

Dramaturgjia e tyre mediatike ka pasoja të mëdha në objektivitetin dhe transportimin e realitetit. E, sot në Kosovën e sulmuar nga sëmundja e nga Serbia, kjo dramaturgji manipulative mediatike ka pasoja akoma më të mëdha.

Përdorimi i portaleve për interesa përfituese e për interese biznesi, është jo humane. Shfrytëzimi i “kolerës” dhe manipulimi me emocionet e një populli në kohë të pa kohë, është edhe jo morale. Është jo etike! Është edhe vepër penale, po e përsëris!

Është fundamentalisht tragjike dhe e papranueshme që propaganda dhe manipulimi me fotografinë dhe me tekstin, sot, të na paraqitet si lajm e si informacion. E kjo paraqitje nëpër portalet (dez)informuese nuk është asgjë tjetër pos propagandë, sabotim, dhe luftë kundër shtetit, kombit dhe qytetarëve.

Pse e themi këtë?

Të dashur lexues,
Ja manipulimi me fotografi dhe me tekst i portaleve të dyshimta, njëra e quajtur gazetametro tjetra, Periskopi!
.
Vlerësoni të nderuar lexues se a është manipulim fotografia dhe fjala e Vjosa Osmanit me titullin e rrejshëm të portalit?

Kush ka fakte se banditët që sulmuan Buzhalen ishin të Vetëvendosjes? Kemi raport të policisë? Ju shkruante në ballë, banditëve që e sulmuan Buzhalen, se ishin “banditë të Vetëvendosjes?” Berat Buzhalla duhet t’i sjellë fakte publikut, se përse mendon se “vagabondët” ishin të Vetëvendosjes?! Fakte, jo paragjykime!

Pse konotohet nga ky portal privat kritika e Vjosa Osmanit si kritikë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje?


Vjosa Osmani kritikon dhunën, çka është shumë e drejtë dhe duhet gjykuar, por pse portali partiak prodhon lajme të qëllimshme, mjegulluese e të njëanshme, kjo është e turpshme!

 

 

 

 

Më poshtë kemi një gënjështër tipike marrë nga një portal i quajtur Periskopi, ku ky portal manipulon, si me tekstin po ashtu dhe me fotografinë: Shiko më poshtë titullin “… Kosova nën sanksione”!!!!

Shikoni përsëri më poshtë fotografinë dhe titullin! Vlerësimi mbetet i juaji, të nderuar lexues.

 

Propaganda dhe maltretimi i popullit me këtë portale të dyshimta, duhet ndërprerë. Panika që këto portale po prodhojnë po dëmton seriozisht shëndetin fizik dhe psiqik të qytetarit, argumenton MekuliPress.

Ku është organizata për mbrojtjen e lexuesve dhe të gazetarëve? Pse nuk reagojnë?

Gjynah për këtë popull. E çmendën!

Kush financon këto portale të lidhura me dreqin?

 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!