Koronavirusi erdhi. Na thanë se ka qenë në mars, pastaj e shtynë pak më tutje, ndoshta në nëntor. Tani na del se paska qenë që në vitin 2019 në Barcelonë. Të dhënat dalin nga analizat e ujërave të zeza.

Duhet ta mirëkuptojmë ndryshimin e qëndrimeve dhe versioneve sepse ne po hulumtojmë një virus të ri, manifestimi i të cilit është dinamik dhe pa ndonjë stereotip të njohur. Mirëpo edhe kjo duhet të ketë një kufi.
Autoritetet shëndetësore në mbarë botën folën gati me siguri se CoVid-19, si virus i rrugëve respiratore do të dobësohej me ardhjen e temperaturave të larta. Krejt e kundërta po ndodh.

Sot shefi i Urgjencës në QSUT, Skënder Brataj deklaroi se pritet shtimi i rasteve në muajin korrik pra në kulmin e vapës.

Ju pëlqen!

Kjo e papritur nuk ka ndodhur vetëm në vendin tonë. Kudo ku u liruan masat, ai u shfaq papritur, është shprehur ai.

Problemi që po haset në Shqipëri nuk ka të bëjë vetëm me shtimin e rasteve, por me shtimin e rasteve të hospitalizuara, viktimave dhe atyre që kanë nevojë për terapi. Në këtë kuptim ndoshta virusi duhet riklasifikuar për të kuptuar nëse kemi të bëjmë thjesht me një virus respirator që sjell komplikacione, apo me diçka më shumë se kaq.

Nga ana tjetër, në Shqipëri po vihet re një ulje e kapacitetit të hetimit epidemiologjik duke mbajtur të pandryshuar numrin e testimeve tani që numrat janë shtuar. Është e qartë se askush nuk di gjë më siguri dhe kjo vë në pikëpyetje seriozitetin dhe besueshmërinë e autoriteteve shëndetësore. E bashkë me këtë vjen edhe diskutimi mbi besueshmërinë e politikave që do të ndiqen. Nga përvoja e muajve të tanishëm e dimë se kufizimi, e ca më keq karantinimi, nuk mund të funksionojë si politikë represive, por si zgjidhje e përbashkët. Çështja është sesi mund të funksionojë kjo, kur vetë mjekët thonë: nuk e prisnim.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!