E ardhmja politike e Presidentit rus Vladimir Putin duket e sigurt pas referendumit për Kushtetutën që u mbajt në fillim të korrikut, i cili i dha zotit Putin një mandat të ri për të qëndruar në pushtet edhe për 16 vite të tjera.

Por disa ditë pas votimit, shërbimet e sigurisë në Rusi kanë nisur një seri arrestimesh dhe ndalimesh kundër atyre që shihen si kundërshtarë të qeverisë.

Me rezultatet zyrtare që treguan se më shumë se tre të katërtat e rusëve i mbështesin ndryshimet kushtetuese të votuara me referendum, Kremlini e ka portretizuar votën si një triumf të vullnetit popullor…

Ju pëlqen!

“Qytetarët e Rusisë kanë bërë zgjedhjen e tyre … dhe sipas dëshirës të tyre. Do ta nënshkruaj kushtetun e re duke përfshirë në të edhe ndryshimet“, tha Presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Por cilat janë ndryshimet kryesore? Mes tyre një dispozitë që lejon Presidentin Putin të qëndrojë në pushtet edhe dekadën e ardhshme…

Por mes akuzave të vazhdueshme për manipulim të votave, mandati i udhëheqësit rus mund të jetë i mbivlerësuar argumentojnë disa vëzhgues ndërsa ajo që shihej si aureola e paprekshmërisë së zotit Putin është dëmtuar më shumë nga nxitja e tij për të siguruar vota gjatë një pandemie globale, sesa presioni i jashtëm.

Lexo po ashtu:  Në Kuvendin e Kosovës nesër mbrohet kufiri dhe pavarësia e shtetit: Do të miratohet Rezoluta kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

“Problemet e udhëheqësve politikë sot nuk krijohen për shkak të kundërshtimit, por si pasojë e vendimeve të tyre të këqija. Dhe arma që ata kanë tashmë është dhuna dhe frika”.Alexander Kynev, Analist i Pavarur

Shenjat e masave drastike janë rritur pas votimit. Arrestimi i ish-gazetarit Ivan Safronov nën akuzën për tradhti, ka rritur shqetësimet mbi të ardhmen e lirisë të shtypit në Rusi. Nga na tjetër vazhdojnë sulmet ndaj aktivistëve të opozitës, si një model presioni i vendosur nga pushteti prej dy dekadash i zotit Putin. Në shenjestër janë tashmë edhe politikanë me peshë.

Në një shfaqje force, javën e kaluar Shërbimet Federale të Sigurisë arrestuan Guvernatorin Sergei Furgal. Dy vite më parë ai u shndërrua në një nga politikanët e rrallë që mundi në zgjedhje një kandidat të mbështetur nga Kremlini. Tashmë ai përballet me akuza për vrasje që datojnë vitin 2004.

“Autoritetet nuk u besojnë njerëzve … dhe vetë ata nuk janë plotësisht të sigurt për qëndrimin e tyre politik dhe mbështetjen që gëzojnë tek njerëzit. Ndaj dhe i frikësohen çdo forme proteste”, thotë Anton Orekh, vëzhgues politik.

Lexo po ashtu:  Del Kryeminstri me sqarim publik: "Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë. Sepse ai duhet ta zbatojë Kushtetutën e jo ta interpretojë atë."

Megjithatë duket se masa kundër guvernatorit ka ndeshur në kundërshti. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në qytetin kryesor të rajonit të Khabarovskut.

“Jam i lodhur. Edhe sa mund të durojmë?! Ne kemi zgjedhur Furgalin dhe Putini e burgos. Ai kërkon të burgosë çdo kundërshtar të pushtetit të tij”, thotë një banor i këtij rajoni.

Fitorja kushtetuese e presidentit Putin duket më shumë si një rezultat i prodhuar, sesa një mandat për të qeverisur. Ajo është gjithashtu një shenjë se ajo që u synua të ishte një votë për të siguruar stabilitetin në Kremlin mund të ketë minuar besimin tek e ardhmja politike e zotit Putin.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!