Pavarësisht dëshirave, zërave, mohimeve e ëndërrave që prej disa javësh alternohen, emri i Lionel Messi vazhdon të lidhet me atë të Inter. I fundi, në rang kohor, që i bashkohet atyre që e shohin “Pleshtin” me fanellën zikaltër është José Morais, ish-ndihmësi i Mourinho në kohën e Tripletës së famshme. “E ardhmja e Leo Messi është tek Inter. Do të jetë vendimtare prezenca e Zanetti në bordin drejtues të klubit italian”, ka thënë Morais për “El Mundo Deportivo”.

Një parashikim që i bën tifozët zikaltër të ëndërrojnë, edhe pse vetë Messi e ka konsideruar “fake neës” lajmin për një lamtumirë të tij nga Barcellona. Shpresa, megjithatë, është që fraktura mes argjentinasit e blaugranave, që është shfaqur gjatë emergjencës koronavirus, të bëhet përfundimtare.