Elvis Hoxha: E admiroj padijen e disa analistëve. Po ta nis me këto fjalë, nuk besoj se do të më akuzojnë se po linçoj mediat.

Njëri prej analistëve në një debat më tepër tha brenda një minute se qeveria Kurti ishte e rrëzuar, e dorëhequr, në largim. Vetëm termin e duhur nuk e tha: qeveri në detyrë. Por si çdo ekspert tjetër, edhe analistit në fjalë i vlen me qenë injorant, sepse përndryshe do të ishte i varfër dhe në Lëvizjen Vetëvendosje. Le ta sqarojmë për të tjerët e jo për analistin.

Qeveria Kurti është qeveri në detyrë sepse pësoi mosbesimin e Kuvendit. Qeveria e rrëzuar është ajo e një kryeministri që ka dhënë dorëheqjen, për shembull ajo e z. Haradinaj kur ky dha dorëheqjen. Qeveria në largim është po ashtu term që shkon kundër gazetarit, sepse kjo supozon që qeveria që e zëvendëson do të krijohet në po në te njëjtën mënyrë, pra me zgjedhje.

Lexo po ashtu:  Këshilltari i Kurtit i kundërpërgjigjet Grenellit: Si amerikan, jam krenar që punoj me Albinin dhe VV-në
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!