Kreu i Al-Qaidas Ayman al-Zawahri është shfaqur sot në një video në 20-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001.

“Jeruzalemi nuk do të judaizohet kurrë”, shprehet ndër të tjera al-Zawahri.

Në media të ndryshme kanë ngritur dyshime mbi kohën e regjistrimit të videos, pasi lideri i al-Qaidas mendohet se ka muaj që ka vdekur.

Ju pëlqen!

SITE Intelligence Group, një media që monitoron faqet online të xhihadistëve vë në dukje se al-Zawahri ka përmendur tërheqjen e amerikanëve nga Afganistani, por një gjë e tillë nuk provon gjë pasi tërheqja u njoftua në shkurt të vitit 2020 me marrëveshjen e Dohas. Po ashtu mbetet i dyshimtë fakti se al-Zawahri nuk përmend në video marrjen e Kabulit nga talebanët muajin e shkuar, por ka përmendur sulmin e 1 janarit kundër trupave ruse në Raqqa.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.