Paulo Dybala e Daniele Rugani drejt shërimit përfundimtar nga Covid-19: të paktën sipas asaj që publikon Gazzetta dello Sport, tampon i parë i kryer për dy futbollistët e Juventus ka dhënë rezultat negative. Sigurisht nuk mjafton për ti konsideruar të shëruar sulmuesin e mbrojtësin, duke qenë se duhen pritur rezultatet edhe të tamponit të dytë (që do të bëhet në harkun e pak ditëve), por sidoqoftë është një lajm i mirë në kampin bardhezi.

Tamponi i dytë është i nevojshëm për të evituar rrezikun e “negativitetit fals”. Tani, Juventus shpreson që e njëjta gjë të ndodhë edhe me Matuidi, lojtari i tretë i organikës së kampionëve të Italisë që është infektuar nga virusi.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!