Juventusi është gati t’ia rinovojë kontratën Paulo Dybalas deri më qershor të vitit 2025, duke e bërë atë fytyrën e re të klubit dhe potencialisht kapiten të ardhshëm.
Gazeta italiane Tuttosport raporton se negociatat me agjentin e futbollistin kanë përfunduar pozitivisht dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet në gusht, para se të rinisin ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi kishte qenë shumë afër largimit nga Juventusi drejt Tottenhamit apo Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, mirëpo ai ishte i përkushtuar të qëndrojë në Torino dhe të luftojë për vendin e tij në formacion. Ky vendim ka rezultuar të ketë qenë i duhuri, pasi që Dybala ka qenë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Maurizio Sarrit gjatë këtij sezoni, duke luajtur edhe si qendërsulmues në disa raste.

27-vjeçari ka kontribuar me 17 gola dhe 13 asiste në 41 ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij sezoni në të gjitha garat. Kontrata e tij aktuale është e vlefshme vetëm deri në verën e vitit 2022, kështu që kontrata e tij ia zgjat karrierën në Allianz Stadium edhe për tre vjet të tjera, ndërsa i ofron edhe pagë më të mirë. Mbi të gjitha, Dybala tani planifikohet të bëhet fytyra e re e klubin në reklama dhe marrëveshje për sponsorizim, ndërsa do ta ketë edhe rolin e një kapiteni të ardhshëm në skuadër.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.