Gjithmonë bashkë! Jo vetëm në jetë, që patën fatin të ishin binjake, por edhe në fatin që patën për t’u bërë nëna në të njëtën ditë. Në fakt, në ditë të ndryshme, por me disa orë diferencë.

Stefania dhe Assunta Del Mondo, 28-vjeçare, nga Casoria, u bënë nëna në të njëjtën ditë pasi sollën në jetë dy djemtë e tyre, Lorenzo dhe Carmine, vetëm me disa orë diferencë. Lumturia është e vërtetë vetëm kur ndahet dhe kurrë më shumë se këtë herë, kjo s’ka qenë e vërtetë.

Dy motrat binjake kanë kaluar bashkë dhjetëra përvoja, gëzime dhe hidhërime. Megjithatë, kurrë nuk e kishin menduar se do të bëheshin nëna në të njëjtën periudhë, madje as që do të lindnin në të njëjtën ditë. Lorenzo lindi në orën 23:30 më 24 korrik, Carmine në orën 3.51, më 25 korrik. Gëzimi i binjakeve dhe anëtarëve të familjes është i jashtëzakonshëm. Të vegjlit, më shumë se kushërinj, do të rriten si vëllezër dhe, ashtu si edhe nënat e tyre, do të ndajnë tërë jetën e tyre së bashku.

Lindja u krye në Poliklinikën e Universitetit Vanvitelli, në repartin e udhëhequr nga Prof. Nicola Colacurci, drejtor i departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrisë të Universitetit të Campania-s: “Jemi pjesë e gëzimit të madh të këtyre familjeve për lindjen e dy fëmijëve të vegjël që fati i deshi po aq sa nënat e tyre. Një ngjarje e bukur, unike dhe e rrallë që patëm kënaqësinë të ishim pjesë. Në Vanvitelli jemi gjithmonë të lumtur të ndihmojmë nënat e ardhshme për të vënë në dispozicion të tyre profesionalizmin e stafit tonë dhe strukturave të kohës për të ndihmuar më shumë foshnjat e tyre”.revista class