Nëse keni probleme me mëlçinë, atëherë edhe vetë e dini se mëlçia është përgjegjëse për shumë funksione të rëndësishme në trupin tonë. Para se të filloni me pastrimin e mëlçisë duhet të kontrolloni mos vuani edhe nga gurët në veshka apo në idhcë.

MËNYRA E PARË

Pastroni 10 kg rrepkë, mos i qëroni. Prej saj bëni lëng, rreth 3 litra. Fibrat e mbetura pas bërjes së lëngut i përzieni me sheqer apo mjaltë dhe i mbani në vend të ngrohtë. Një orë para secilës shujtë merrni një lugë lëng. Dozën mund ta shtoni si dhe orarin ta afroni në gjysmë ore para shujtës.

Ju pëlqen!

MËNYRA E DYTË

Merrni 3 bimë panxhari, të paqëruara. I ndani në pjesë dhe i vendoni në një kavanoz prej 3 litra. Shtoni 3 lugë miell gruri dhe 500 g sheqer. Kavanozin mbani në vend të errët, dhe e lini dy ditë në temperaturë të dhomës. Më pas shtoni 700 g rrush të tharë, 4 gota sheqer dhe gjysmë gote ujë dhe e lini të qëndrojë edhe shtatë ditë. Masën përzieni çdo ditë. Pas 7 ditëve merrni një lugë lëng, 3 herë në ditë, gjysmë orë para ushqimit. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Ja 7 metodat që përdorin psikologët për të reduktuar stresin
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!