Papa Emeritus ka thyer heshtjen për abuzimet e kishës. Pas raportit gjerman për abuzimet në dioqezën e Monaco-Frisingas, ku Jozef Ratzinger ka shërbyer si peshkop në kohën kur kanë ndodhur abuzimet, Benedikti XVI thotë në një letër se nuk ka gënjyer dhe falënderon Papa Françeskun për mbështetjen. Raporti gjerman e fajëson Ratzinger për sjellje jo korrekte në lidhje me katër raste abuzimi.

Së shpejti do ta gjej veten përballë gjykatësit final të jetës sime – shkruan Ratzinger, duke iu referuar Zotit -. “Edhe pse, duke pasur parasysh jetën time të gjatë, mund të kem arsye të frikësohem, gjithsesi jam në shpirt i lumtur sepse kam besim të patundur se Zoti nuk është vetëm gjykatësi i drejtë, por në të njëjtën kohë edhe miku dhe vëllai që ka parë të metat e mia dhe prandaj, njësoj si gjykatës, do të jetë edhe avokati im”.

Në letër ka pasazhe që i janë rezervuar ekskluzivisht viktimave të abuzimit. “Kam pasur përgjegjësi të mëdha në kishën katolike. Po aq e madhe është edhe dhimbja ime”.

Ju pëlqen!

Ish-papa shprehet i habitur që në raport përshkruhet si “gënjeshtar” dhe falënderon ata që ndihmuan për hartimin e kujtimeve me të cilat Benedikti XVI iu përgjigj dosjes nga Gjermania: “Dua të falënderoj veçanërisht grupin e vogël të miqve që me vetëmohim përpiluan kujtimet e mia prej 82 faqesh për studion ligjore të Mynihut, material të cilin nuk mund ta kisha shkruar vetë”.

Siç dihet, në kujtesë ka edhe atë që konsiderohet si “gabim”: mospjesëmarrjen në një takim për një prift të akuzuar për abuzim. Pastaj Ratzinger korrigjon, duke vënë në dukje se takimi – i njëjti ku ai kishte marrë pjesë në fakt – nuk ishte ishte marrë me thirrjen e priftit në dioqezë, por me nevojën për një terapi për të.

Në punën gjigante të atyre ditëve – sqaron ai – ka ndodhur një anashkalim në lidhje me pjesëmarrjen time në mbledhjen e Ordinariatit të datës 15 janar 1980. Ky gabim, që fatkeqësisht ka ndodhur, nuk është bërë qëllimisht dhe shpresoj të më falet”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!