Agim Ademi gjatë ditës së djeshme ka thënë se te Kosova priten ardhje të reja.

Madje, i pari i FFK-së, ka thënë se prurjet e reja do të vijnë gjatë muajit të ardhshëm.

Gazeta Olle me burime pranë FFK-së mësojnë dy emrat e prurjeve të reja te Kosova.

Ju pëlqen!

Bëhet fjalë për dyshen Elvis Rexhbecaj dhe sulmuesin e Bayernit, Leon Dajaku.

Rexhbecaj: Luan te skuadra e Bundesligës gjermane, Wolfsburg.

Pozita e tij është mesfushor defanziv, ndërsa aktualisht vlen rreth 8 milionë euro.

21 vjeçari pritet të jetë goditje e madhe e Kosovës për duelet ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Dajaku: 18 vjeçari, luan në tri pozitat e mesfushës ofanzive.

Aktualisht është pjesë e Bayern Munchen II, ku po shkëlqen me paraqitjet e tij.

Futbollisti me prejardhje nga rajoni i Drenicës pritet të jetë poashtu një goditje e madhe te Kosova në repartin ofanziv.

Lexo po ashtu:  Sacchi: Milani im do të fitonte edhe me Fair Play Financiar
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!