Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka sulmuar ‘Ballkanin e Hapur’ nismën e Edi Ramës dhe ideologut të Serbisë së madhe Aleksandar Vuçiqit.

Lipa ka shkruar në Twitter se njerëzit po harrojnë, duke kujtuar se përpjekja për të qenë ‘të hapur’, shqiptarëve u kushtoi 50 vite ndarje.

Postimin, Dukagjin Lipa e mbyll me hashtagun: “Kurrë më“!

Postimi i tij:
Krahasim i mahnitshëm. Nuk mund ta thoshte më mirë. Kjo është ajo që njerëzit po harrojnë. Përpjekja për të qenë “të hapur”, na kushtoi 50 vite ndarje…#NeverAgain

Ju pëlqen!

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.