Rusia është shndërruar në harkun kohor të tetë viteve në një kërcënim më të madh për Perëndimin. Kreu i ushtrisë britanike, Nick Carter ka deklaruar se ndonëse Vladimir Putin nuk do një konflikt të armatosur me Perëndimin, përgatitja për përplasje nuk duhet të injorohet.

Rusia e sheh kontekstin strategjik global si një betejë të pandërprerë në të cilën mendoj, ata mund të vënë në zbatim të gjitha mjetet e forcës nacionale për të arritur objektivat e tyre. Por duke bërë kështu, Rusia nuk do të mbërrijë në një luftë të nxehtë, ka thënë Carter.

Megjithatë sipas tij nuk përjashtohet një përshkallëzim apo luftë aksidentale, çka e bën të domosdoshme edhe unitetin e aleatëve në NATO. Në të njëjtën suazë qëndrimesh, po sot, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Rusinë për përqendrimin e trupave dhe mjeteve në kufijtë e Ukrainës. Ai i bëri komentet gjatë një konference me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, teksa ka shtuar se ndonëse nuk duhet spekulluar mbi përqendrime të tilla, është përvoja e fundit që çon në shqetësime serioze.

Lexo po ashtu:  Borrell: Rusia nuk ka asnjë interes për të negociuar armëpushimin në Ukrainë për momentin!
Ju pëlqen!

Disa ditë më parë, Presidenti rus, Putin njoftoi se kishe refuzuar propozimin për një stërvite në Detin e Zi, për të mos tensionuar më tej situatën.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!