Gjatë ditës së djeshme, Dua Lipës, i është ndarë titulli Ambasadore Nderi e Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani.

Dua Lipa është shprehur shumë e nderuar që ka marrë këtë medalje presidenciale dhe ka shprehur këtë gëzim përmes një postimi në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Ju pëlqen!

“Dje pasdite më është ndarë titulli Ambasadore Nderi e Kosovës nga Presidentja jonë Vjosa Osmani.Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në mbarë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të parë që ne të lëmë gjurmë dhe të bëjë një ndryshim. Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të pasur ëndrra të mëdha. Faleminderit”, thuhet në postimin e saj.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.