Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka thënë se rrjetet sociale janë ‘vend shumimi i urrejtjes e ankthit’.

Gjatë një interviste për BBC, ajo ka sugjeruar përdoruesit e rrjeteve sociale ‘të bëhen më të mirë me njëri tjetrin’ online, transmeton Koha.net.

24 vjeçarja ka thënë se ‘disa ditë nuk i lexoj fare komentet’.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Disa ditë ndoshta ndihem më e vullnetshme por pothuajse gjithmonë përfundoj duke shikuar gjëra që nuk dua ti shikoj”.

Edhe yje të tjera si Selena Gomez kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth sjellës në rrjetet sociale. Aktorja Gomez e ka përshkruar atë duke thënë se është duke u bërë e ‘tmerrshme’ për gjeneratën e saj.

Dua ka pranuar se ende është qejf e i dobishëm për të, përdorimi i platformave ‘fantastike’ si Twitteri e Instagrami, por edhe ajo duhet të qkyçet sapo të sheh komente që mund t’i shkaktojnë asaj makth.

“Rrjetet sociale mund të jenë një vegël shumë e mirë e mund të bëhet shumë qejf për të shpërndarë gjëra por në të njëjtën kohë është një vend i zgjerimit të urrejtjes e ankthit”, ka shtuar ajo.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...