Gjithnjë e më tepër, Dua Lipa po kthehet në një ikonë mode, e cila herë pas herë, në daljet e saj publike ose videoklipe, rikthehet te trendet e viteve 90. Prej kohësh, këngëtarja është vlerësuar nga Vogue për sa i përket stilit të saj dhe për dikë në fillim të karrierës, duhet konsideruar si arritje. Së fundmi, Vogue zgjodhi Dua për videon në lidhje me koleksionet e Vjeshtës 2020 nga Java e Modës në Nju Jork.

Në videon të sjellë në formën e një sitcom-i të viteve ‘90, me regji të Bardia Zeinali dhe nën kujdesin e stilistes Jorden Bickham, Dua shfaqet si yll i muzikës pop, që jeton me një shërbëtor gazmor dhe dy qenushët e saj, të cilët “flasin” shqip. “Më në fund, ajo veshi Marc Jacobs,” thotë një prej tyre.

Ajo provon disa nga veshjet më të përfolura të Marc Jacobs, Tom Ford apo Eckhaus Latta, por ç’ështja më e madhe është: Çfarë duhet të veshë në darkë?