ua Lipa do të nderohet me Çmimin e Lidershipit të Dalluar 2021, të ndarë nga Këshilli Atlantik në Uashington D.C.. Me këtë çmim, vitet paraprake ishin nderuar ish-presidenti George Bush dhe ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.

Ylli 26-vjeçar i muzikës pop, Dua Lipa, do të prezantohet në një gala mbrëmje çmimesh më 10 nëntor në auditoriumin ‘Andrew W. Mellon’ në Uashington, DC., sipas një njoftimi nga organizatorët, shkruan DailyMail.

Gala mbrëmja do të shërbejë gjithashtu për të festuar 60-vjetorin e Këshillit Atlantik, i cili promovon udhëheqjen konstruktive të Shteteve të Bashkuara së bashku me aleatët globalë.

Ju pëlqen!

“Përfituesit e çmimeve të Lidershipit të Dalluar 2021 përfaqësojnë më të mirën e marrëdhënieve transatlantike. Në një moment historik gjatë të cilit sfidat e paprecedentë kërkojnë liderë të jashtëzakonshëm, është privilegj të përshëndes një grup kaq të jashtëzakonshëm të nderuarish”, tha Frederick Kempe, president dhe CEO i Këshillit Atlantik, në një deklaratë.

Dua Lipa, do të nderohet me Çmimin e Drejtuar të Artistëve të Shquar për karrierën e saj muzikore dhe për angazhimin e saj ndaj kauzave filantropike, përfshirë fuqizimin e brezit të ardhshëm të udhëheqësve dhe muzikantëve ballkanikë.

Këshilli Atlantik në njoftimin e tij përmendi punën e Duas me fondacionin e saj “Sunny Hill” që synon të përmirësojë jetën në Kosovë, pra në vendlindjen e saj.

Në këtë gala mbrëmje Duas do të shoqërohet edhe Vjosa Osmani, presidentja e pestë e Republikës së Kosovës, e cila do të mbajë fjalim të veçanta.

Këshilli Atlantik gjithashtu do t’i japë çmimin e tij të shquar të lidershipit ndërkombëtar Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Albert Bourla, kryetar dhe CEO i Pfizer, së bashku me Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, bashkëthemelues të BioNTech, do të marrin gjithashtu Çmimin e Lidershipit të Shquar të Biznesit për arritjen e tyre novatore të vaksinës së parë në botë për COVID-19.

Dua fitoi çmimin Grammy për “Artisten e re më të mirë” në vitin 2019 dhe gjithashtu çmimin “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Silk City.

Ajo publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në vitin 2020 dhe fitoi çmimin “Grammy” për albumin më të mirë pop në fillim të këtij viti.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.