Dua Lipa realizon ëndrrën e saj dhe më në fund vjen në një bashkëpunim me idhujt e muzikës, Madonna dhe Missy Elliott.

Përmes një postimi të fundit në Instagram, këngëtarja kosovaro-britanike ka bërë të ditur se një prej hiteve të saj të albumit “Future Nostalgia”, së shpejti vjen e ripërpunuar nga DJ dhe producentja muzikore The Blessed Madonna, dhe pjesë e këtij projekti janë bërë edhe mbretëresha e muzikës pop, Madonna, dhe rep-artistja e njohur amerikane, Missy Elliott.

Fjala është për këngën “Levitating” e cila do të lansohet më 14 gusht të këtij viti. Fansat janë tejet të entuziazmuar për lansimin e këngës së radhës së Dua Lipës, nga albumi i saj i dytë por shumë i suksesshëm, “Future Nostalgia”, i cili u publikua për publikun mbarë botëror në mes të pandemisë së koronavirusit.

Ju pëlqen!

I mbushur me muzikë energjike të inspiruar nga vitet ’80, albumi i Lipës është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga adhuruesit e këngëtares.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.