OneHuManity (OHM), në bashkëpunim me ITP Live, ka mbledhur disa nga yjet më të mëdhenj në botë – Jason Derulo dhe Dua Lipa! – për të marrë pjesë në një ngjarje bamirësie 24-orëshe (një koncert dixhital) me qëllim të mbledhjes së fondeve për Constellation Dream Funds, që do të shkojnë për lehtësimin e pandemisë Covid-19.

Ngjarja e parë e këtij lloji do të ketë gjithçka, nga shfaqjet live dhe intervistat ekskluzive deri te sfidat e TikTok dhe tregimet fuqizuese, dhe do të transmetohet, në pothuajse çdo platformë transmetuese për të cilën mund të mendonit, përfshirë YouTube, Facebook, IGTV, TikTok dhe ohm.constellation.art, si dhe rrjetet kryesore televizive në të gjithë botën.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!