Dua Lipa ka filluar të marrë vëmendjen e gjigandëve të modës.

Sot, ajo ka zbuluar se do të jetë imazhi i markës së famshme franceze Yves Saint Lurent. Ajo do të prezantojë parfumin e ri të YSL.

“Ishte sekreti më i vështirë për t’u mbajtur! Shumë krenare dhe e entuziazmuar që më në fund po u tregoj që jam fytyra e re e fragrancës së YSL. Shumë e lumtur që m’u dha mundësia të punoj me këtë brend që e dua kaq shumë”, shkroi Dua në Instagramin e saj.  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress