Dua Lipa, ka qenë e ftuar së fundmi në një emisionin e famshëm të Jimmy Fallon.

Përmes një lidhje direkte, ajo ka folur për shumë gjëra, ku ndër të tjerash ka cekur mënyrën se si reagoi kur pa se thashethemet për një “shtatzëni” të rrejshme të saj qarkulluan gjatë këtyre ditëve. E si në çdo intervistë tjetër, ishte gati e pashmangshme për të që të tregonte për prejardhjen e saj, Kosovën, duke kujtuar kohën kur ishte 15 vjeçare dhe u zhvendos e vetme në Londër, me dëshirën për të ndjekur një karrierë muzikore. Lipa thotë se nuk mund ta paramendojë vëllain e saj, Gjinin (i cili është 15 vjeç), ta bëjë një gjë të tillë siç e bëri ajo.

“Epo mirë, unë shikoj tani vëllain tim dhe mendoj se është çmenduri sepse nuk mund ta imagjinoj atë duke e bërë këtë, por nuk e di, unë gjithmonë isha e vetëdijshme dhe e dija çfarë doja të bëja në muzikë dhe sa isha duke jetuar në Kosovë, nuk e ndjeja se kisha të njëjtat mundësi dhe më duhej të isha në Londër, ku çdo gjë po ndodhte dhe ishte sikur po bëja gjënë duhur, tani kur e mendoj prapa, unë nuk e di se si i binda prindërit e mi”, tha Dua Lipa në bisedën me Jimmy Fallon.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.