Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur. Disa ditë më parë festoi një super sukses, siç fakti se arriti të bëhet femra e parë në industrinë e muzikës botërore me 4 këngë me nga 1 miliardë klikime në Spotify.

“New Rules”, “One Kiss”, “IDGAF” dhe “New rules” rezultojnë të jenë këngët që po bëjnë namin, teksa shumë premtues duket albumi i ri. “Future nostalgia” u publikua gjatë karantinës, teksa një pjesë e këngëve shqiptarja po i lançon së fundmi me videoklip, pasi si duket Covid-19 i ka prishur jo pak punë. Tashmë përgatituni për një tjetër thyerje rrjeti nga vajza jonë, e cila na ka lajmëruar dje në Instagram se do sjellë një bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, Tainy. Por prisni se ka më. Në klip po ashtu do marrë pjese edhe super ylli i “La casa de papel”, Ursula Corbero. Kënga titullohet “Un dia” dhe publikohet të enjten, teksa jemi super të sigurtë se do jetë një sukses i vërtetë.

Ju pëlqen!

Së shpejti, Dua Lipa do  të fillojë punën për një këngë të re për albumin dhe sipas thashethemeve pjesë e saj do jetë edhe i dashuri i këngëtares, Anwar Hadid.

Ndërkohë, këto kohë Dua ka qenë shumë e përfshirë në një çështje që ka shqetësuar shumë shqiptarët, siç është heqja e kufijve të Kosovës nga harta prej Apple.

Lexo po ashtu:  Dasma e Meghan dhe Harry, fitime marramëndëse për turizmin
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!