Në platformën “Live Lounge Allstars” u shfaq video e versionit të këngës se Foo Fighters “Times like These”, të cilen e këndojnë shumë artistë të njohur.

Në atë që u quajt “Live Lounge më i madhi ndonjëherë”, program në BBC Radio 1, u mblodhën artistë si Dua Lipa, Chris Martin i Coldplay, Bastille, Ellie Goulding, Sam Fender, Royal Blood dhe shumë të tjerë të cilët nga shtëpitë e tyre kënduan këngën së bashku.

Të gjitha fitimet nga kjo këngë do t’u ndahen dy organizatave bamirëse, Comic Relief dhe Fëmijët në Nevojë.

Ju pëlqen!

Kënga u shfaq dje për herë të parë në BBC Radio 1 e 2, 1Xtra, 6Music dhe Asian Networkl, njofton revista NME.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!