Nuk ka dyshim se Dua Lipa është prej emrave më të përmendur të momentit. Këngëtarja shqiptare me famë botërore është thuajse kudo, kur është fjala për ngjarjet muzikore.

Natyrisht se ajo nuk mund të mungonte në ndejën e organizuar para ceremonisë së Grammy Awards që do të zhvillohet të dielën mbrëma (në orët e para të të hënës me kohën tonë) në Los Angeles.

Dua Lipa (Foto: Frazer Harrison/Getty Images for NARAS/Guliver)

Dhe si gjithmonë, duke qenë një prej yjeve që veçohet me stilin e saj, 23-vjeçarja ka marrë vëmendjen me veshjen që kishte zgjedhur për këtë eveniment .

Autorja e hitit “New Rules” kishte veshur një fustan elegant mëndafshi me ngjyrë të kaltër duke dëshmuar edhe një herë vetëbesimin që ka në përzgjedhjet e saj.

Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Në këtë ndejë ishte e pranishme edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Bebe Rexha, e cila po ashtu ka shkëlqyer me një fustan të kuq sateni.

Dhe nuk ka munguar një pozë e përbashkët e dy shqiptareve që janë nominuar në edicionin e 61-të të Grammy Awards.

Dua Lipa dhe Bebe Rexha (Foto: Daily Mail)

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]