Kjo periudhë karantinë ka ndikuar tek të gjithë neSecili ka gjetur një mënyrë për të kaluar ditët dhe të shumtë janë ata që kanë eksperimentuar me look-un.Tundimit nuk i ka shpëtuar as këngëtarja Dua Lipa, e cila ka bërë ndryshimin e radhës.

Dua pjesën e flokëve që e kishte bjonde e ka lyer rozë dhe duket shumë e ëmbël.

Për të arritur rezultatin, Duan e ka ndihmuar partneri i saj, me të cilin po kalon edhe ditët e karantinës.Këngëtarja ka publikuar disa video dhe në to shkruan se çfarë ka bërë këtë javë.Mes tyre ajo përfshin një lojë, stërvitjet me miqtë nëpërmjet Facetime dhe bisedat me gazetarët.

Ju pëlqen!

Në këto ditë karantine, këngëtarja me origjinë shqiptare i ka thyer edhe disa herë rregullat.

Së bashku me Anwar-in ajo është kapur mat teksa bën shëtitje në rrugët e qytetit pa e vrarë shumë mendjen.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!