Trajneri Driton Kuka se bashkë me xhudisten Majlinda Kelmendi kanë vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Kuka ka thënë se të gjithë ishin të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm.

Tutje Kukaj, ka shkruar se ai dhe Majlinda besojnë fuqishëm në pafajësinë e tyre.

“Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor. Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre”, ka shkruar Kuka.

https://www.facebook.com/driton.kuka/posts/10225447234745713