“Me gruan janë bërë aq krahasime sa do të ishte guxim prej kokëkrisuri të kërkoje krahasime të reja. Në krahasime gruaja është hyjnizuar dhe ironizuar, është idealizuar dhe martirizuar, është filozofuar dhe vulgarizuar.

Megjithatë, krahasimet më të mira, që i shkojnë fisnikërisë së saj janë hyjnizueset. Për mua gruaja është një krijesë me rrobe të endura prej bari, uji dhe ere. Me rrobet e barit ajo na deh, me rrobet e ujit ajo na nxit drejt pastërtisë dhe me rroben e erës na rrëmben e na shpie në gjithësinë e ëndrrave, duke na shkëputur për një çast nga bota e mjeruar e sendeve.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kjo krijesë përherë na afron e përherë na largon; përherë shkojmë drejt saj edhe duke qenë fizikisht me të. Nuk është punë bashkimi trupash. Trupi është gjëja më e lehtë që mund të të japë gruaja. Është diçka tejet misterioze, që nuk ta jep aq lehtë ose nuk ta fal fare!… Tek kjo fshehtësi qëndron edhe e mahnitëshmja e pakuptuar.” Filozofia.Al

/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...