Manchester City është afër sigurimit të Joao Cancelos nga Juventusi, pasi të dy klubet janë në negociata të avancuara.

Transferimi u dukë njëherë se ishte e ndalur kur Juve kërkoi 60 milioë euro dhe City këmbënguli të përfshijë Danilon si pjesë të marrëveshjes.

Por, sipas Calciomercato.com, të mërkurën mbrëma kishte hapa të rëndësishëm përpara dhe një marrëveshje tani duke të jetë afër.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka udhëtuar në Londër dhe jo vetëm për Romelu Lukakun dhe Manchester Unitedin.

Besohet se Manchester City pranoi të paguajë para pa Danilo, ndërsa Bianconerët janë të gatshëm të ulin pritjet e tyre në 50-55 milionë euro.

Cancelo u ble nga Valencia për 40 milionë euro një vit më parë, kështu që ende paraqet një diferencë të madhe fitimi.

Mbrojtësi i djathtë 25-vjeçar kontribuoi me një gol dhe pesë asistime në 34 ndeshje konkurruese sezonin e kaluar, por nuk është pjesë e planeve të Maurizio Sarrit. Burimi:/Telegrafi/

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]